Kryetarja e forumit të gruas në radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka vendosur të ndërrojë krah politik duke kaluar në radhët e AAK-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave aderimi i Tërmkollit në radhët e partisë së Ramush Haradinajt vjen pas dorëheqjes së saj nga kryesia e LDK-së.

Më 17 mars Tërmkolli e argumentoi dorëheqjen e saj me pakënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit me PDK-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA