Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten Projektligjin e Punës, ligj i cili pasi të miratohet në kuvend do të rregullojë të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat.
 

Projektligjin e ka prezantuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, duke kërkuar nga kabineti qeveritar mbështetje për këtë projektligj, ai ka thënë se i plotëson të gjitha kriteret evropiane.
 
Ministri Rashic, po ashtu, ka njoftuar se brenda muajit maj do të përgatitet edhe Projektligji për pensionistët. Analistët thonë se kalimi i këtij ligji në prag të ditës së punëtorëve bëhet që të zbuten efektet e protestave të paralajmëruar nga sindikatat e pavarura të Kosovës për ditën e 1 Majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA