Konferencë për rolin e gruas në politikë

30/04/2010 17:10

Në përpjekje për ndërgjegjësimin e shoqërisë për rritjen e rolit te gruas, Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, bashkë me ambasadoren e Frances Mariz Dujon, kanë organizuar në Tiranë konferencën për rolin e grave në politike.

Zonja Topalli shprehu opinionin se shkuarja drejt përfaqësimit të barabartë te grave ne nivelet e vendimmarrjes është çështje e së drejtës demokracisë, per te cilen nuk duhet te ndalur asnjehere se luftuari.  

Kryetarja e Kuvendit vleresoi se falë anagazhimit dhe ligjeve të miratuara, Shqipëria është një vend ku shifrat janë në favor të gruas. Megjithate ajo tha se duhen bere perpjekje te tjera, vecanerisht tani kur Shqiperia eshte me prane Bashkimit Europian. Sipas Kryetares se Kuvendit liberalizimi i vizave nuk do te jete vetem nje date historike per shqiptaret, por edhe nje dimension i ri per familjet shqiptare, vecanerisht per grate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA