Kodheli: Qeveria po bën gati një antimiting

30/04/2010 08:40

Tubimi i sotshëm i opozitës ka bërë prezente edhe akuzat e para ndaj qeverisë. Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, ka akuzuar dje ekzekutivin për shkelje të normave dhe ligjeve, teksa në përpjekje për të izoluar efektin e protestës së opozitës ka nisur përgatitjen për një kundër-miting.

Potenciali njerëzor i kësaj kundërpërgjigjeje që po vjen nga qeveria e Sali Berishës po kërkohet në radhët e administratës shtetërore, për të cilën sipas Kodhelit ka nisur përpilimi i listave.

“Qeveria ‘Berisha’ nuk i ndahet zakonit të vjetër, ku njësoj si 50 vjet më parë, është duke përpiluar listat e duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile, mësuesve e studentëve, për t’i thirrur me pahir në festën e 1 Majit”, tha ajo.

Kjo akuzë në të vërtetë është hedhur nga PS-ja edhe në mitingun e madh të PD-së në 8 dhjetor, ku u pretendua për një pjesëmarrje prej gati gjysmë milioni njerëzish.

Sipas Kodhelit, këto praktika jo vetëm dëshmojnë frikën e pushtetit ndaj reagimit të natyrshëm qytetar, por imitojnë në vetvete me festimin e 1 majit vende të tilla si Koreja e Veriut, Venezuela etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA