Grevë urie e deputetëve të PS-së

30/04/2010 21:35

Deputetët e Partisë Socialiste duket se do të hyjnë në grevë urie në shenjë proteste për mostransparencën e zgjedhjeve dhe mbajtjen e kutive të votimit të mbyllura.

Vendimi që do të deklarohet zyrtarisht nga deputeti Fatmir Xhafaj, u mor në mbledhjen e zhvilluar në minutat e fundit në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Ndërkohë deputeti Erjon Brace, la të kuptohej zhvillimin e kësaj greve në studion lëvizëse të Top Channel, duke shtuar ndër të tjera se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë degradim të situatës.

Top Channel