Shumëkush mund ta quajë atë cka po ndodh sot në Greqi si “Odiseja e re e grekeve” . Kjo për faktin se gjithë vendi pret nga ora në orë, shpalljen e masave më të rrepta që ka përjetuar ndonjëhere në historinë e tij dhe që do ndryshojnë rrënjësisht jetën e qytetarëve .

Qeveria greke duket se e ka pasur të pamundur të kryejë qoftë edhe negociaten me te vogel me FMN dhe BE duke ju nenshtruar kerkesave te tyre si kusht per marrjen e 120 miliard eurove ne formen e huase per nje periudhe trevjecare,cka eshte edhe shuma me e madhe qe i eshte dhene ndonjehere nje shteti .

Protestat e djeshme ne Athine ishin vetem nje mase e vogel paralajmerimi per shkallen e revoltes popullore qe do ngjallin rreth 23 masat drastike financiare qe kane shokuar te madh e te vogel dhe qe do te shpallen diten e diel nga vete kryeministri Papandreu.

Midis tyre me te rendesishme jane shkurtim i dy rrogave shtese ne te gjithe sektoret,ngrirja e rrogave dhe pensioneve per kater vjet,rritja e TVSH akome me dy pike,rritja e akcizes ne karburante dhe cigare,mbi 300.000 shkurtime te vendeve te punes ne administraten publike,orar elastik ne sektorin privat dhe ndryshime ne kontratat e punesimit,rritja e moshes se pensioneve .
 
E thene ndryshe nje milion greke qe punojne ne administraten shteterore humbasin nga 30% deri ne 50% te te ardhurave,ndersa me rritjen e cmimeve niveli i jetetes do te bjere ndjeshem ,perderisa cdo familje humb mesatarisht mbi  4000 euro ne vit.

Mesazhi i pare qe do te marre qeveria nga reagimi i sindikatave greke do te jene protestat e neserme me rastin e 1 Majit, ndersa pergjate gjithe javes Konfederatat e sektorit privat dhe te atij shteteror kane shpallur greve 24 oreshe dhe mitingje proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA