Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka anuluar takimin e parashikuar me krerët e partive, në të cilin do të diskutohej mbi ndryshimet kushtetuese në sektorin e gjyqësorit.

Gruevski, përmes një letre dërguar krerëve të BDI-së, LSDM-së dhe DR-së, e ka argumentuar vendimin e tij me pretendimin se këto parti nuk janë të interesuara që të bëhen ndryshimet e propozuara.

Në mbledhjen e fundit të realizuar, krerët e partive nuk arritën të harmonizonin qëndrimet lidhur me këto ndryshime, duke shprehur qëndrime kontradiktore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA