Gjinushi:Qeveria e dështuar, ta largojmë me protesta

30/04/2010 19:25

Socialdemokrati Skënder Gjinushi ftoi qytetarët që të mos pranojnë më këtë qeveri që ka futur vendin në krizë politike dhe ekonomike.

Gjinushi akuzoi qeverinë se ka vjedhur votat për të mbajtur pushtetin, ndërsa ka vendosur korrupsionin ne cdo hallke të shtetit.

“Qeveria premtoi dyfishimin e pagave dhe dyfishoi faturat. Kjo është një qeveri e dështuar dhe largimi i saj bëhet vetëm me anë të protestës”, u shpreh Gjinushi.

Aleati i socialistëve ftoi qytetarët që të mundësojnë hapjen e një historie të re që do të sigurojë të ardhme më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA