Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se samiti i Sarajevës do të jetë i suksesshëm vetëm nëse në të do të marrin pjesë si Serbia, ashtu edhe Kosova.

“Shpresoj që ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit të mos humbasin mundësinë që ta kthejnë bashkëpunimin rajonal në një proces gjithëpërfshirës”, ka pohuar Fyle.

Ai ka paralajmëruar se do të bojkotojë samitin nëse në të nuk do të jenë të pranishëm përfaqësuesit serbe dhe ata kosovarë.

“Do të marr pjesë në cdo konferencë që bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe shtyn një hap përpara bashkëpunimin rajonal”, ka shtuar Fyle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA