E pabesueshme, gjyshja dashurohet me nipin

30/04/2010 17:40

Dashuria nuk njeh moshë por edhe gjak. Bëhet fjalë për një histori të pazakontë mes një 72 vjecareje dhe një 26 vjecari, i cili është edhe nipi i saj.

Historia e dashurisë ka lidhur Pearl Carter e Phil Bailey, të cilët tashmë mendojnë edhe për një fëmijë. “Jam e gatshme për të dhëne 54 mijë dollarët e pensionit për të kurorëzuar ëndrrën tonë”, shprehet 72 vjecarja që jeton në Zelandën e Re.

Historinë e ka publikuar tabloidi britanik “The Sun” që thekson se Phil u njoh me gjyshen kur mamaje Lynnete vdiq nga një tumor në tru dhe në atë kohë djali ishte vetëm 22 vjec. Ata nuk ishin parë asnjëherë më parë dhe gjithcka ndodhi me shikim të parë.

“Në momentin e parë që e pashë u ndjeva e gjallë seksualisht. Dolëm për darkë dhe ai fjeti në krevatin tim. E putha dhe nuk më refuzoi”, thekson 72 vjecarja.

Kjo lidhje ka skandalizuar Zelandën e Re dhe nuk është pranuar nga familjarët, por mesa duket, asgjë nuk mund ta ndalë të moshuarën. “Nuk mendoj t’i kërkoj falje askujt sepse Zoti më ka dhënë një mundësi të dytë në jetë”, përfundon e moshuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA