Concacaf, Pachuca fiton Kupën e Kampioneve

30/04/2010 20:30

Skuadra meksikane e Pachuca ka arritur të fitojë Kupën e Kampioneve të zonës Concacaf (Amerika qëndrore, veriore dhe Karaibet) duke mundur në finale bashkëkombasit e Cruz Azul me rezultatin 1-0.

Ndeshja e parë ishte zhvilluar në fushën e Azul dhe ishte mbyllur me rezultatin 2-1. Golin e fitores në ndeshjen e dytë e shënoi Edgar Benitez në minutën e 93-të.

Pachuca do jetë një nga skuadrat e pranishme në muajin dhjetor në Abu Dhabi për Kupën e Botës, ku do marrë pjesë edhe një prej fituesve të Champions League, bashkë me kampionët e kontinenteve të tjera. Ky është titulli i tretë në katër vdjet për Pachuca-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA