Cani: Kriza greke na dëmton

30/04/2010 09:00

Kriza greke do të ndikojë drejtpërdrejt në kreditë në Shqipëri. Sipas ish-guvernatorit Shkëlqim Cani, përderisa bankat greke që operojnë në vend do të drejtojnë kapitalin e tyre drejt shtetit mëmë, nuk mund të plotësojnë kërkesën për kredi të tregut shqiptar.

I gjithë sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt, pra shqiptarëve nuk u vihen në dyshim depozitat e tyre, kështu që ky aspekt është i sigurt. Ndërsa lidhur me bankat greke pastaj, në tërësi në Shqipëri, natyrisht që mëmat i kanë në Greqi dhe mëma e tyre do të ndikohet, kuptohet që do ketë ndikime në sistemin bankar. Bankat greke vite më parë me fonde të marra nga mëma, pra Greqia, kanë mundur të kreditojnë biznesin apo qeverinë shqiptare. Nuk do të jetë më kjo, do të bjerë shumë, për arsye se u duhen paratë për në vendin e tyre”, thotë Cani.

Por nuk lidhen vetëm me sistemin bankar pasojat e krizës greke në ekonominë shqiptare. “Emigrantët tanë do të kenë vështirësi. Më e pakta do të dalin nga puna, kështu që ata do sjellin më pak para në Shqipëri, do blejnë më pak. Por mund të kenë dhe probleme dhe në Greqi se mund të kenë bizneset e tyre atje. Vetë Greqia, në radhë të parë, nuk është më konkurrente dhe do të ketë vështirësitë e veta, natyrisht biznesi shqiptar duhet të orientohet për në vende të tjera për të importuar”, vijon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA