Buffon injoron City-n: Nuk është skuadër elitare

30/04/2010 15:45

Giggi Buffon i ka dhënë një përgjigje të prerë skuadrës “sheike” të Manchester City-t, duke treguar edhe një here, ashtu si pas botërorit kur Juventus ra në Serie B, se është një lojtar që preferon të dëgjojë zemrën.

“Nuk cuditem që shumë lojtarë të mëdhenj e kanë refuzuar City-n. Asnjëherë nuk do largohesha nga një klub i famshëm për një skuadër që nuk luan në elitën europiane”, thekson gardiani i portës bardhezi.

“Lojtarët më të mirë duan të luajnë në skuadra të mëdha që bëjnë pjesë në elitë dhe Manchester City duhet ta pranojë faktin se nuk bën pjesë në këtë grup skuadrash. Kam lexuar se u interesuan për mua këtë verë por gjithsesi nuk do kisha pranuar. Kanë blerë lojtarë fantastikë por nëse duan të rrisin nivelin, duhet të kualifikohen në Champions League”, vijon Buffon.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA