Berisha, optimist për liberalizim të shpejtë vizash

30/04/2010 15:50

Në ditën e protestës së opozitës, Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Komitetin Ndërministror për liberalizimin e vizave, duke u treguar optimist për një vendim të shpejte pozitiv të Komisionit Europian për heqjen e vizave.

Ne pranine e drejtuesve te dy institucioneve te pavarura, Prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drjetesise, Kreshnik Spahiu, Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kushtet dhe se eshte e gatshme qe me shpejtesi te plotesoje edhe rekomandimet e reja qe vijne nga Komisioni Europian.

“Raporti eshte pozitiv, qartesisht pozitiv. Ky eshte vleresimi i pergjithshem. Shtron disa kerkesa dhe keshtu eshte vepruar edhe me vendet e  tjera qe kane marre heqjen e vizave. Grupe vijne serish per t’i pare, por kesaj here procesi ecen. Ka disa etapa, ka nje proces politik, legjislativ, sepse do te votohet edhe ne Parlament me vone. Ndaj duhet te bejme qe te gjitha ceshtjet qe ngrihen ne raport t’i konkretizojme sa me shpejt”, u shpreh Berish.
 
Nje nga kerkesat e reja, sic tha kryeministri eshte konkretizimi i planit te ndihmes per te riatdhesuarit, nje rekomandim, qe sipas zotit Berisha vjen pas problemeve qe dolen me disa vende te Bashkimit Europian, ku kerkuan azil shtetas te vendeve qe perfituan nga liberalizimi i vizave. Ndersa per konsolidimin e rezultateve ne zbatimin e ligjit antimafia, kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e metejshem mes policies dhe organeve te drejtesise.

“Prandaj duhet t’i qendrojme ligjit te konfiskimit te pasurive, ta zbatojme ate ne interesin me te mire te vendit, por edhe ne teresi te luftes kunder kriminalitetit, i cili eshte sa kombetar, aq eshte edhe nderkombetar. Eshte shume e nevojshme qe kapacitetet e insitucioneve tona te pershtaten, te konsolidohen 100% ne perputhje me statusin e ri. Une e konsideroj status te ri te vendit heqjen e vizave”, theksoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA