Parlamenti i Serbisë ka hartuar një projekt/deklaratë që dënon krimet ndaj popullsisë serbe të kryera gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Deklarata dënon “fuqishëm” krimet e kryera ndaj serbëve gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, si dhe gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s.

Ajo u bën thirrje edhe parlamenteve të vendeve të tjera, në vecanti atyre të dala nga ish-Jugosllavia, që të bëjnë të njëjtën gjë.

Pak kohë më parë Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënonte masakrën e Srebrenicës, të cilën gjithësesi nuk e vlerësoi si genocid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA