Arsenal, Arshavin tërhiqet

30/04/2010 21:50

Deklarata e Andrei Arshavin i cili tha se Barcelona do të ishte kurorëzimi i ëndrrës së tij, ka ngjallur reagimin e ashpër të trajnerit Arsene Wenger.

Por sot, sulmuesi rus ka bërë një hap pas, duke thënë se bëhet fjalë për një gabim në përkthim. “Nëse flas me shtypin anglez nuk kam probleme por nëse them dicka në rusisht, agjencitë e lajmeve përkthejnë ashtu si dëshirojnë”, shprehet Arshavin.

Më tej ai shton se e respekton klubin ku luan aktualisht dhe është i lumtur që bën pjesë në të. “U jam mirënjohës tifozëve të Arsenalit që më duan”, përfundon ish lojtari i Zenitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA