Arkivol ari për “Kumbarin” australian

30/04/2010 21:20

Një funeral madhështor ka mahnitur qytetin e Melbourne në Australi ku një prej bosëve më të mëdhenj të mafias vendase ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Carl Williams, i cili ndërroi jetë javën e shkuar në një burg të sigurisë së lartë në afërsi të Geelong. Të afërmit, mbështetësit dhe miqtë e “Kumbarit” kanë kontribuar për t’i organizuar një funeral të paparë ndodnjëherë.

Makina të shtrenja por mbi të gjitha një arkivol i veshur i gjithi me ar, kanë tërhequr vëmnendjen e mediave botërore. Lamtumira e fundit i është dhënë në Kishën e St Therese në qytezën Essendon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA