Trapatoni: Interi dhe Bajerni kanë të njëjtën ADN

29/04/2010 14:45

“Janë dy skuadra të forta, më të njëjtën ADN: mes Interit dhe Bajernit do të jetë një finale e madhe”.

Kështu është shprehur Giovanni Trapattoni, i cili nën drejtimin e dy skuadrave ka marrë disa nga trofetë e tij më të mëdhenj si trajner.

Në pankinën zikaltër fitoi trofeun e rekordeve në ’89; ndërsa në atë të bavarezëve triumfoi në Bundesligë në ’97.

“I njoh të dyja klubet: ndryshojnë futbollistët, por jo karakteristikat. Në Madrid do të jetë një lojë nervash”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA