Real Madrid, fati i Pellegrini-t është vendosur

29/04/2010 17:25

Drejtuesit e Real Madrid kanë nisur të punojnë për largimin e trajnerit Manuel Pellegrini me sa më pak humbje monetare për shoqërinë.

Sipas gazetës “El Mundo”, bëhet fjalë për shumën që do marrë tekniku pas largimit pasi ai do pushohet nga detyra në fund të sezonit. E përditshmja katalanase thekson se fati i kilianit është vulosur tashmë, madje në ambientet e shoqërisë është hartuar edhe një listë me pasardhësit më të mundshëm të tij.

Reali i Madridit ndodhet një pikë larg Barcelonës në Primera Division, por është eleminuar nga Kupa e Mbretit si dhe evenimenti më i rëndësishëm europian, Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA