Pas përfundimit të një takimi me aleatët, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se protesta e 30 prillit nuk do të ndalet deri ne transparencën e plotë të zgjedhjeve.
Në një prononcim për mediat, Rama theksoi se kjo protestë është për një cështje të përbashket, me qëllim rivendosjen e demokracisë.
“Ky pushtet po rrënon ekonominë që i ka rrënjët të kutitë e mbyllura. Kur populli nuk e ndryshon dot qeverinë me votë atëherë cdo qytetar, cdokush është i kërcënuar nga mungesa e një perspektive”, u shpreh Rama.
Ndërsa kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela theksoi se protesta nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri sa të bëhet transparenca e zgjedhjeve.
“Protesta jonë mbaron kur Berisha dorëzon pushtetin”, u shpreh Ngjela.
Top Channel