Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se thirrjet e ndërkombëtarëve për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk i drejtohen qeverisë së tij.

“Reagimi i ndërkombëtarëve para së gjithash ka të bëjë me individe të cilët i bëjnë obstruksion MO-së. Kjo qeveri është e përkushtuar për implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe ky përkushtim do të vazhdojë”, ka pohuar Gruevski.

Ai ka theksuar se qeveria e tij po punon për të përmirësuar situatën në të gjitha sferat e shtetit maqedonas.

“Po bëjmë gjithcka që është në fuqinë tonë për të realizuar programin e qeverisë dhe pjesët që kanë të bëjnë me integrimet euro-atlantike, realizimin e MO, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, etj”, ka shtuar Gruevski.

Top Channel