Mediat madrilene, elozhe për Mourinho-n

29/04/2010 15:20

Në një kohë që mediat katalanase përshëndesin kampionët e tyre që dolën me kokën lart nga “Camp Nou”, të kundërtën bëjnë mediat madrilene, të cilat jo pa qëllim i thurin elozhe skuadrës së Jose Mourinho-s.

“Mou, e meritove”, shkruan sportivja “Marca”, e cila prej kohësh po lobon që presidenti Perez të marrë në skuadrën “Merengues” teknikun portugez. Në vijim gazeta analizon sjelljet antisportive të Barcelonës në rastin e Valdes ndaj Mourinho-s dhe ka vënë në dukje formën e dobët të treguar nga Ibrahimovic.

E përditshmja tjetër “AS” preferon të ironizojë me faktin se Barcelona nuk do shkelë në Madrid. Gazetat katalanase kanë patur më shumë mesazhe ngushëllimi dhe kritika ndaj sjelljeve prokokuese të Mourinho-s. “Goli u shënua vonë”, lexohet në faqen e parë të “El Mundo Deportivo”, ndërkohë që e përditshmja tjetër “Sport” shkruan: “Kampioni u eleminua si i tillë”.

Në Itali, entuziazmi i mediave vendase është në nivelin më të lartë të mundshëm. Në të gjitha faqet e të përditshmeve kryesore flitet për një kualifikim historik të Interit për në finale të Ligës së Kampioneve. “Inter një mur lavdie”, është titulli i ‘La Gazzetta Dello Sport’ ndërsa “Corriere Della Sera”, ka publikuar një foto të Murinho-s me diciturën “Murinjo mes lavdisë dhe zemërimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA