Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare mbetet e vendosur që të permbushë të gjitha detyrime e saj që korridori VIII të jetë një realitet i shpejtë.
Duke folur gjatë takimit të ministrave të rajonit ku do të firmoset një memorandum i marrëveshjes së mirëkuptimit në lidhje me këtë vepër, kreu i qeverisë ka deklaruar se “ky akt përfaqëson projektin infrastrukturor më të rëndësishëm për vendet tona”.
“Sot më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të vendosim për hapa konkrete dhe ndërtimin e këtij korridori. Kam besimin e plotë se qeveritë tona mund ta ndërtojnë korridorin”, tha Berisha.
“Në muajt e parë të jetës së këtij korridori, trafiku kaloi tre herë parashikimin. Kjo do të thotë se tregjet tona kanë nevojë urgjente për korridore”, deklaroi kryeministri.
“Kemi rënë dakord që këtë proçes ta udheheqë Italia, vendi me peshën më të madhe në Bruksel”, shtoi kreu i qeverisë.
Top Channel