Itali, krijesë misterioze në liqenin e Falciano-s

29/04/2010 19:10

Liqenet ne Europë janë misteriozë dhe të frikshëm po aq sa një lum në mes të Amazonës.

Pas legjendës së Loch Ness në Skoci, një tjetër liqen turistik po tmerron banorët përreth dhe turistët. Bëhet fjalë për liqenin në Falciano të Italisë ku peshkatarët kanë sinjalizuar praninë e një kafshe me ngjyrë të gjelbër ende misterioze.

Peshkatari që ka dhënë alarmin beson se bëhet fjalë për një krokodil por ende nuk dihet asgjë. Eshtë një cudi e vërtetë nëse liqeni fsheh vërtetë një krokodil, pasi është e pamundur që një aligator të mbijetojë në një vend të tillë. Ndërkohë, liqeni do qëndrojë i mbyllur deri të shtunën për të kontrolluar ujërat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA