Indi, njeriu misterioz që jeton vetëm me ajër
29/04/2010 15:50
Të jetosh vetëm me ajër është një mënyrë të thëni? Jo, sepse këtë e vërteton rasti i indianit 82 vjecar Prahlad Jani, i cili mbijeton pa buke dhe pa ujë.
Personi në fjalë është vënë në qëndër të studimeve të mjekëve nga “Defence Institute of Physiologist and Allied Science” pasi falë joga-s ai qëndron pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe në vitin 2003 një grup shkencëtarësh nisën studimin e trupit të tij por nuk ia dolën mbanë të zbardhnin misterin e pazakontë.
Për momentin askush nuk di të thotë si reziston organizmi i tij pa ushqim, madje gjendja e tij fizike është e mirë. Jani ka lindur në fshatin Gujarat dhe ai thotë se ka marrë këtë fuqi të vecantë gjatë moshës 8 vjecare.
Top Channel