ILKDP, kontroll pasurie për 190 zyrtarë
29/04/2010 10:45
Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive ka hedhur short për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë.
Mes të përzgjedhurve në listën e kontrollit bie në sy kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deputetet socialistë Damian Gjinknuri dhe Mimi Kodheli, si dhe një sërë emrash nga Drejtoria e Tatimeve, e Doganave, Agjencia e Kthimit të Pronave, prokuroria, drejtorë drejtorish nëpër Ministri etj.
Gjithsej janë 190 zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e një procesi kontrolli për pasurinë e tyre.
Top Channel