Në fshatin Ibë vetëm 17 km larg Tiranës luhet dhe mësohet golf, një sport pa traditë në vendin tonë. Meritë për importimin e këtij sporti në vendin tonë ka shtetasi amerikan Thenad Lukacevic.

“Praktikisht e kam bërë për dy arsye sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka fusha golfi dhe e dyta për arsye patriotike pasi unë jam gjysmë shqiptar. Golfi është një lojë që tërheq njerëz nga të gjitha grupmoshat”, shprehet ai. Lukacevic shton se tashmë në këtë fushë ka më shumë klientë në moshë të rë por ka edhe njerëz që kanë studiuar më shumë teknikat e golfit.

“Cdo sport kërkon aftësi të vecanta por për golfin duhet pasioni, precizioni dhe shumë stërvitje. E bukura e këtij sporti është se golfi në të gjithë botën ndërtohet në vendet më të bukura të natyrës. Eshtë një sport shumë i shtrenjtë dhe fillimi është shumë i kushtueshëm. Vitin e kaluar hodhëm bazat e golfit, por tani do hapim në fushë tre gropa për lojën në mënyrë që njerëzit të argëtohen”, përfundon importuesi i golfit në vendin tonë.

Albana është një prej simpatizanteve. “Eshtë relaks, është sfide dhe e dua edhe për CV. Kam një vit që praktikohem dhe po kënaqem. Eshte një top i vogel që kërkon pergatitje fizike por edhe mendore”, pohon ajo që si shumë shqiptarë të tjerë po ia kushton një pjesë të madhe të kohës, këtij sporti sa të ri aq edhe interesant.   

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA