“Freedom Houseâ€: Shqipëria, pjesërisht e lirë
29/04/2010 10:15
“Freedom House” ka bërë publik raportin për lirinë e shtypit në botë. Dokumenti e cilëson Shqipërinë pjesërisht të lirë, përsa i përket lirisë së shtypit.
“Fredom House” e vë theksin tek akuzat për korrupsion që përfshijnë qeverinë “Berisha”.
Raporti thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të bëhet para 2015-ës.
Gjithashtu, sipas dokumentit, gjykatat shqiptare janë objekt i presionit të vazhdueshëm politik.
Në raport thuhet se gratë shqiptare janë pak të përfaqësuara në institucione, ndërsa mbetet ende shqetësuese dhuna në familje.
Top Channel