Tokio arrin kuotën 13 milionë banorë

28/04/2010 10:25

Tokio, një nga qytetet më të populluara në botë ka kaluar shifrën e 13 milionë banorëve.

Kryeqyteti japonez rritet me 0.5 % në krahasim me fillimin e vitit 2009. Këto të dhëna janë në kontrast të plotë me shpërndarjen demografike të pjesës tjetër të vendit.

Japonia është një nga vendet me numrin më të vogël të lindjeve në botë, ndërsa mosha mesatare vazhdon të rritet me ritme të larta. Në vitin 2004, popullsia e Japonisë ishte 127.84 milionë banorë, por sipas Ministrisë së Brendshme, që prej atij viti, numri i popullsisë ka filluar të ulet ndjeshëm. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA