Rama në Fier: Berisha iu gënjeu

28/04/2010 20:10

Nga Fieri, ku opozita organizoi protestën e madhe të radhës, kreu socialist Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka gënjyer shqiptaret, duke i varfëruar ata cdo ditë e më shumë.

Rama akuzoi qeverisjen për rritjen e cmimeve të energjisë, rritjen e papunësisë, krizen e rëndë ekonomike që ka ulur të ardhurat dhe fuqinë blerëse në cdo familje.

“Pasi grabiti votat, Berisha e ka futur Shqipërinë në rrugën e një tatëpjete ekonomike. Në 3 muajt e fundit 70 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, ndërkohë që të tjerë marrin fatura të fryra të energjisë. Prandaj, më 30 prill të gjithë në Tiranë, për një qeveri të popullit dhe për popullin”, ka deklaruar Rama.

Top Channel