OKB: Kongo, kryeqendra botërore e përdhunimeve

28/04/2010 11:25

Republika Demokratike e Kongos është cilësuar nga OKB-ja si kryeqendra botërore e përdhunimeve.

Këtë përkufizim e ka bërë e dërguara speciale e pallatit të qelqte, Margot Wallstrom. Ajo i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë në OKB për të marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund dhunës në vendin afrikan që vetëm “demokratik” nuk mund të quhet.

Në 3-mujorin e parë të vitit 2010, në OKB kanë dënoncuar përdhunimet 1.244 femra, një mesatare rreth 14 përdhunime në ditë. “Femrat nuk janë asnJëherë të sigurta në Republikën Demokratike të Kongos. Ato nuk janë të sigurta brenda shtëpive dhe as brenda krevateve të tyre”, thekson e dërguara e OKB-së.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA