Mou: Barcelona? Eshtë thjesht një ndeshje…

28/04/2010 09:45

Pas 45 viteve Inter është gati të përjetojë kalimin në finalen e Champions League dhe sot është më afër se kurrë.

Edhe pse skuadra e Mourinho-s do përballet me skuadrën më të fortë në botë dhe me një “Camp Nou” të stërmbushur që do mundohet t’ua bëjë jetën ferr, portugezi ul tensionin.

“Eshtë thjesht një ndeshje futbolli, jo një dramë. Për ne është thjesht një ndeshje. Nuk është më e rëndësishme se ajo kundër Lazio-s, vendimtare për kampionatin”, shprehet Mou. Më tej ai shton se Barcelona është një skuadër shumë e fortë dhe ndoshta në letër është mjaftueshëm e avantazhuar për të kthyer rezultatin 3-1 të ndeshjes së parë.

“Messi kundër meje nuk ka shënuar asnjëherë por është një lojtar që mund të jetë vendimtar. Ne nuk markojmë lojtarë të vecantë sepse asnjë prej skuadrave të mija nuk e ka bërë. Luajmë në zonë dhe ushtrojmë presing”, shtoi luzitani. Në vijim ai ka siguruar se Sneijder do jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. “Gjithësesi nuk e di nëse do rezistojë 90 minuta. Të shohim nëse do jetë në formë. Gjatë stërvitjes së fundit përgjigja nuk ka qënë pozitive por e ekujlibruar. Ka ndeshje të tjera të rëndësishme por më duhet të rrezikoj”, thekson “Special One”.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA