Harta e naftës në Jon, Greqia “xheloze”

28/04/2010 15:25

Ish- zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Pajtim Bello tregon se  harta zyrtare e shtetit shqiptar ku janë përcaktuar zonat perspektive të kërkim dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit brenda territorit të Shqipërise si në tokë ashtu edhe në det, ka ekzistuar që rreth 20 vjet më parë.

Sipas Bellos në hartë përfshihet edhe zona “Joni 5”, pjesë të së cilës grekët kërkojnë ta marrin brenda kufirit te tyre duke shtyrë sipër kufirin detar shqiptar.

“Hartat mund të datojnë që nga viti 1988, sepse rreth vitit 1986-87 u krijua një drejtori e posacme e hidrokarbureve që do të merrej me kontratat për naftën dhe gazin. Që në atë kohë kjo hartë është bërë publike duke respektuar kufijtë ujorë të Shqipërisë”, u shpreh Bello.

Ish-ministri kujton se që përpara viteve 90-të qeveria shqiptare negocionte për të dhënë këtë zonë detare me koncension dhe aktualisht në detin Jon pranë kufirit në ujërat shqiptarë të detit Jon kanë nisur edhe kërkimet.

“Kam dijeni që edhe për bllokun ‘Joni 5’ ka një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë dhe kanë nisur fazën e parë të kërkim-zbulimit. Ndoshta kjo mund të ketë nxitur dhe përshpejtuar këtë negociim të vijës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Bello.

Pikerisht per kete fakt ish-zevendësministri i Energjitikës e konsideron të pakuptimtë që në grupin negociator për kufirin me Greqinë pala shqiptare nuk kishte asnjë përfaqesues nga Ministria e Ekonomisë.

“Nuk është mirë të themi shifra, por bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro tonë naftë. Kjo është një zonë e rëndësishme dhe në të ka një kontratë nga pala jonë për të kryer kërkim zbulimin”, theksoi Bello.

Pak kohe me pare qeveria shqiptare nenshkroi nje marrëveshje per kufinjte e rinj detare me Greqine duke e mbajtur larg syve te publikut. Aktualisht Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka rrezuar marrëveshjen, por greket pretendojne se mund te fitojne ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut, per ta bere keshtu te panevojshem sipas tyre ratifikimin e saj nga parlamenti shqiptar.

Top Channel