Guardiola ul tensionin: Të luajmë ashtu si dimë

28/04/2010 11:05

Në konferencën për shtyp, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ashtu si ai i Interit, Jose Mourinho, ka kërkuar të ulë amplifikimin e ditëve të fundit, duke deklaruar se kjo do të jetë thjesht një ndeshje futbolli.

“Ne kemi një gëzim të madh që do përjetojmë një sfidë të tillë të cilën e kemi përgatitur me qetësi. Detyra jonë është të luajmë ashtu si dimë, futbollin më të mirë në Europë”, thekson tekniku katalanas.

Në vijim ai komentoi deklaratën e Pique, i cili tha se lojtarët e Interit duhet ta urrejnë futbollin për 90 minuta që do luajnë në Barcelonë. “Gjithcka e ka thënë në kuptimin se ne dhe tifozët tanë duhet t’u bëjmë të kuptojnë se dëshirojmë të fitojmë. Jemi një klub ekzemplar dhe ne e dimë atë që përfaqësojmë. E dimë se do jetë një sfidë e jashtëzakonshme dhe mbështetja e njerëzve do jetë një shtysë më shumë për ne. Duhet të jemi vetvetja, të luajmë futbollin tonë për të eleminuar Interin dhe të shkojmë në finale. Lojtarët e Interit nuk do ta urrejnë këtë profesion. Nëse fitojnë do jenë të lumtur, nëse humbasin do kthehen të trishtuar. Eshtë një ndeshje 11 kundër 11 dhe një top”, shton Guardiola.

Rreth mundësisë për të rekuperuar gjithcka nga humbja 3-1 në “San Siro”, Pep nuk jep një përgjigje të sakte. “Nuk di nëse do t’ia dalim por nëse humbasim do t’i përgëzojme dhe do t’u urojme fat për finalen. Dua që lojtarët ta ndiejnë si nder dhe privilegj pjesëmarrjen në gjysmëfinale”, thekson ai në deklaratën për shtyp.

Ndërkohë, formacionet e mundshme të dy skuadrave janë;

   

Barcelona (4-2-3-1); 1 Valdes, Dani Alves, Pique, G.Milito, Abidal, Xavi, Busquets, Pedro, Messi, Toure, Ibrahimovic.

 
Inter (4-2-3-1); Julio Cesar, Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti, Cambiasso, Thiago Motta, Eto’o, Sneijder, Pandev, D. Milito.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA