
Policia greke po heton lidhur me nje rast të dhunës ekstreme ndaj një emigrant shqiptar 35-vjecar. (UPDATE)
Sipas burimeve lokale, 35-vjecari shqiptar u paraqit në spitalin e Haniase ne ishullin e Kretës,në gjendje të rende.Ai kishte dëmtime të rënda në pjesën e brendshme të trupit dhe hemoragji në organet jetike.
Prej insistimit të mjekëve, u mësua se gjatë një sherri banal me disa vendas,ai ishte rrahur, e është ‘shkuar në hell i gjallë’.Per momentin mjeket po perpiqen t’i shpetojnë jetën emigrantit, i cili me pas do te merret ne pyetje nga agjentet. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas,ndersa televizionet me te medha ne vend kane publikuar lajmin trondites.
Ky është rasti i katërt i dhunes ndaj emigrantëve dhe simboleve fetare në qytetin e Haniasë që prej fillimit të vitit.
Me herët një sinagogë dhe një xhami janë djegur, ndersa disa emigrante pakistaneze u rrahen barbarisht prej anetareve të një organizate fashiste.
Top Channel