Franck Ribery, mungesa e madhe e finales

28/04/2010 14:20

Franck Ribery do mungojë në finalen e madhe te Champions League që do zhvillohet në 22 maj në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Ai është dënuar me 3 javë pezullim nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Sulmuesi i kombëtares së Francës dhe Bayern Munchen mungoi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Lyon-it, ndërsa do mungojë edhe në përballjen e parë të Bayern-it për sezonin tjetër të Champions League.

Ribery kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj sulmuesit të Lyon-it, Lisandro Lopez, në ndëshjen e parë, duke rrezikuar karrierën e lojtarit, i cili mund të kishte thyer këmbën.

Top Channel