Dënohet banda e Mirditës

28/04/2010 16:50

Në një sallë të mbushur më së shumti me policët e Gjykates Efektive të Briskut dhe familjarë të të pandehurve që njihen si banda e Mirditës, gjyqtari Bardhyl Dhama shpalli vendimin me dy dënime të përjetshme dhe 57 vjet ne total për gjashtë të akuzuar si pjesëtare në masakrën ku një polic u vra dhe tre të tjere u plagosën.(UPDATE)

Prezenca e policisë dhe e badigardëve qe qendruan ne rreshtat e pare ka lidhje me nje leter te derguar pak dite me pare nga i pandehuri Nikoll Syziu ne adrese te prokurorit te ceshtjes Anton Martini, te cilit i thoshte se po kerkonte denimin e tij pa prova dhe e kercenonte me frazat se ‘Zoti do ta ndëshkonte’.

Dritan Syziu dhe Nikoll Syziu u dënuan me burg të perjetshem te akuzuar per vrasje per shkak te cilesive te vecanta dhe grabitje me arme. Ndërkohe që të tjerët akuzohen për grabitje me dhunë tëe ndodhura në këtë zonë.

Prokuroria kishte kërkuar gjatë prezencës dy burgime të përjetshme dhe dënimin e Bardhok Syziut, Tonin Gjokës dhe Arjan Recit. Masakra per te cilen u shpall vendimi i perjetshem ka ndodhur ne vitin 2000 kur police te komisariatit te Mirdites tentuan te nderhyjne pas njoftimit se po ndodhte nje grabitje.

Ne drejtim te tyre u hodh nje granate e per pasoje mbeti i vrare Gjon Pacuku, ndersa tre te tjeret u plagosen nga shkembimi i zjarrit.

Top Channel