Andrea Agnelli konfirmohet presidenti i Juventusit
28/04/2010 20:20
Fillimisht u hodhën dyshimet, por më pas ka ardhur edhe konfirmimi: Andrea Agnelli do të jetë presidenti i Juventusit.
Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë që do të publikohet nesër në La Stampa, presidenti i Exor dhe i Fiat, John Elkann.
Emri i Andrea Agnelli, djali i Umberto, do të zyrtarizohet në asamblenë e Exor, shoqëria që ka mazhorancën e klubit.
Pasuesin e Jean Claude Blanc do ta propozojë kushëriri i Andrea, John Elkann, presidenti i Exor dhe prej pak ditësh edhe i Fiat-it.
Top Channel