“Vizat”, Topalli: PS, jo pjesë

28/04/2010 15:30

Vendimi i Komisionit Europian për të propozuar heqjen e vizave me Shqipërinë është vlerësuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, si lajmi më i bukur për shqiptarët në këto 20 vjet të rrugëtimit të tyre drejt familjes europiane.

Zonja Topalli i bëri këto komente gjatë një takimi me studentët, për të cilët tha se janë ata që meritojnë me shume të udhëtojnë të lire në zonen Shengen, si gjithë bashkëmoshatarët e tyre europiane.

“Ky vendim ka ardhur pas një pune titanike. Nuk ka gjë më të bukur për të rinjtë që me këtë vendim e shohin veten si gjithë të rinjtë e tjerë në Evropë”, u shpreh Topalli.

E pyetur nga gazetaret per mungesen e opozites ne parlament gjate miratimit te reformave per liberalizimin e vizave, Kryetarja e Kuvendit ia njohu meriten e realizimit te ketij objektivi qeverise dhe mazhorances parlamentare.

“Shpreh keqardhjen qe koleget e tjere nuk moren pjese ne kete process. Gjithësesi lajmi i mirë është për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Topalli.

Top Channel