Vajza i mbijeton “kubokandilit”

27/04/2010 15:55

Një vajzë 10 vjeçare në Australi është sulmuar nga një “kubokandil”, i quajtur ndryshe edhe “grenza e detit”.

Për fatin e saj të mirë dhe për herë të parë në histori, ajo mbijeton.

Me tentakulat e tij, kandili vrasës mund të shkaktojë vdekjen e një njeriu në më pak se tre minuta.

Helmi i tij, mund të shkaktojë një atak kardiak. Kjo gjallesë frekuentuese e ujërave australiane, shkakton më shumë viktima se sa peshkaqenët e bardhë.

Për shkencën ky është rasti i parë që dikush i mbijeton një sulmi të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA