Specat djegës, qetësuesit e rinj të dhimbjes

27/04/2010 11:30

Studimi i specave djegës po ndihmon shkencëtarët të krijojnë një lloj të ri qetësuesish që mund të ndalin dhimbjen tek burimi i saj.

Një grup studiuesish në Universitetin e Teksasit thonë se një substancë e ngjashme me kapsaicin, që bën specat djegës, është gjetur tek trupi i njeriut në zonat e dhembjes.

Duke bllokuar prodhimin e kesaj substance mund të ndalet edhe dhimbja kronike, kanë zbuluar studiuesit.

Kapsaicini është ingredienti kryesor tek specat e vegjël djegës, të cilët shkaktojnë pikërisht ndjesinë e të djegurit duke u lidhur me receptorët e pranishëm në qelizat brenda trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA