Në Danimarkë, restoranti më i mirë

27/04/2010 14:40

Një udhëtim në Danimarkë është shumë i mirë jo vetëm për të vizituar Kopenhagenin por edhe për të shijuar darkën më të mirë në botë.

Sipas një klasifikimi botëror për 50 restorantet më të mirë të botës, në krye qëndron “Noma”, me kuzhinier Renè Redzepi, në kryeqytetin danez. Janë vërtetë të jashtëzakonshme gatimet në këtë lokal.

Katër nga 10 restorantet më të mira në botë ndodhen në Spanjë, “El Bulli”, “El Celler de Can Roca”, “Mugaritz” dhe “Arzak”.

Lista është rezultat i një sondazhi të kryer nga shefat e kuzhinave më të famshëm në botë, nga kritikë të gastronomisë dhe shijues të famshëm të ushqimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA