Inter, Mou thërret edhe Sneijder e Balloteli

27/04/2010 13:35

Trajneri i Inter, Jose Mourinho ka mbledhur 25 lojtarë, mes të cilëve Sneijder dhe Balotelli, për sfidën e nesërme kundër Barcas.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat kanë publikuar edhe listën e lojtarëve të zgjedhur nga portugezi.

Kështu, portierë janë Julio Cesar, Toldo, Orlandoni e Belec; në mbrojtje Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Materazzi, Samuel, Chivu dhe Santon; në mesfushë Stankovic, Quaresma, Thiago Motta, Sneijder, Muntari, Krhin, Mariga dhe Cambiasso; ndërsa në sulm Eto’o, Milito, Pandev, Balotelli e Marko Arnautovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA