Champions, sot finalisti i parë

27/04/2010 12:55

Bayern Mynchen ose Lyon. Pas pak orësh, njëra nga këto dy skuadra do të jetë finalistja e parë e këtij sezoni në Champions League që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë në “Allianz Arena” favorizon më shumë bavarezët, por në këtë ndeshje atyre do t’u mungojnë Ribery, i skualifikuar me karton, Timoshuk i dëmtuar, ndërkohë që vetëm para ndeshjes do të mësohet nëse do të luajnë Demichelis dhe Van Buyten.

“Nuk jemi skuadër që duam barazimin 0-0. Asnjëhërë nuk i kam kërkuar lojtarëve të mi të dalin në fushë për tu mbrojtur dhe këtë gjë nuk do ta bëjmë as këtu në Francë. Kemi disa mungesa të rëndësishme, por edhe në raste të tjera të tilla kemi treguar se dijmë të dalim të fituar nga këto situata. Nëse pësojmë 6 gola do të shënojmë 5, që na jep mundësinë e kualifikimit”, ka deklaruar në konferencën për shtyp trajneri i Bayern, Van Gaal.

Nga ana tjetër, Lyon i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, të cilët janë gati të shkruajnë historinë në një stadium ku mbështetja do të jetë më e madhe se kurrë.

“Duhet të fitojmë me 2 gola diferencë dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shanset janë të barabarta, edhe pse Bayern ka shënuar një gol. Kemi treguar se dime të fitojmë ndaj të gjithëve”, ka pohuar tekniku i Lyon, Pyel.

2.4 është koeficienti në kompanitë e basteve për fitoren e Lyon, kundrejt 2.8 të triumfit të bavarezëve, ndërsa barazimi është kuotuar me 3.3.

Sfida e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të transmetohet direkt në “Supersport 1” dhe në kanalin “HD4” në orën 20:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA