Capello ndryshon mendje: Me lojtarët edhe bashkëshortet

27/04/2010 18:40

Cështja e bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve ka shqetësuar dhe ka ngjallur përherë polemika në Angli, sidomos përsa i përket kombëtares së “Tre Luanëve”.

Kjo ka ndodhur në Botërorin 2006 por rizgjohet si problem edhe tashmë që kombëtaren e Anglisë e ka marrë Fabio Capello. Tekniku italian ka qënë përherë kundër pranisë së femrave në hotelin e kombëtares dhe ky vendim është mirëkuptuar nga të gjithë, por tashmë Don. Fabio bën një hap pas dhe tregohet më tolerant.

Ndoshta nga rasti i fundit i skandalit me Terry e Bridge, tekniku italian mendon se lojtarëve, mungesa e bashkëshorteve u bën më shumë dëm se prania tyre.

“Shpirti i grupit është shumë i rëndësishëm. Për botërorin e fundit fola edhe me Lippi-n, i cili më tha se lojtarët kishin ditë të lira për të kaluar me familjet e tyre, madje pas cdo ndeshjeje organizonin nga një darkë të gjithë sëbashku. Këto momente kanë krijuar një grup shumë të bashkuar. Disa herë detajet bëjnë diferencën dhe trajnerët duhet te kuptojnë cila është më e mira për skuadrën”, thekson Capello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA