Presidenti Duka pas shortit: Uroj shumë të shkojmë në Botëror, jo vetëm për lojtarët dhe Federatën, por për…
Mercedes GP po punon për të ndryshuar disa parametra në mënyrë që Michael Schumacher të rikthehet kompetitiv qysh në garën e Spanjës.
Ish 7 herë kampioni i botës i larguar në vitin 2006 dhe i rikthyer këtë sezon, nuk po përjeton një moment pozitiv pasi në 4 garat e para ka arritur të grumbullojë vetëm 10 pikë.
Por shefi i skuadrës gjermane, Ross Brawn thotë se ndryshimet në makinë përfshirë këtu edhe shasia e re mund ta ndihmojnë pilotin gjerman të rihyjë në garën për titullin kampion. “Nuk është një shasi përfundimtare por fillimisht po testohet”, shprehet Brawn.
Në vijim ai shton se Schumi është i vendosur të rikthehet tek sukseset e së shkuarës. “Frustracionet e ndryshme po e bëjnë atë më të fortë”, shton britaniku. Cmimi i madh i Spanjës do zhvillohet në datën 9 Maj në Barcelonë.
Top Channel