Barca-Inter, katalanasit besojnë në fitore

27/04/2010 13:40

“Pasaremos”. Do t’ia dalim mbanë, është titulli që mban në faqen e parë e përditshmja sportive e Barcelonës, “Sport”.

Poshtë titullit ndodhet një foto e Pique, i cili tha se shpresonte ende në arritjen e finales.

“Lojtarët e Inter nesër do të pendohen që janë bërë futbollistë”, është shprehur lojtari i Barca.

Ndërsa gazeta tjetër “Publico” shkruan se në “Camp Nou” do të jetë një atmosferë e paparë, por kujton edhe fjalët e trajnerit Guardiola që tha: “Do të na duhet të luajmë një futboll më të mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA