Australi, gjobë lokalit për “racizëm” ndaj qenit

27/04/2010 16:10

Nëse në Australi shkel të drejtat e kafshëve mund të gjobitesh, madje të kërkosh edhe falje.

Kjo u ka ndodhur pronarëve të një restoranti në Adelaide ku një i verbër i shoqëruar nga një qen nuk është lejuar të qëndrojë në një restorant, pasi kamarieri mendoi se ai kishte operuar qenin për ta bërë gay.

57 vjecari e ka cuar cështjen në gjykatë dhe tashme restoranti duhet të paguajë 1400 dollarë si dhe t’i kërkojë falje pronarit të qenit që quhet Nudge.

“Stafi mendoi pa të drejtë se qeni ishte operuar për t’u bërë gay”, thanë pronarët e restorantit para gjykatësit. Pronari i qenit Ian Jolly shprehet se ashtu si gjithë njerëzit e tjerë dëshiron të jetë i lirë të shkojë ku të dëshirojë dhe falënderoi gjykatën për vendimin e marrë në dëm të restorantit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA