Argjentinë, mësim bashkë me Botërorin në shkolla

27/04/2010 19:45

Trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Maradona ka mbështetur nismën e qeverisë vendase që fëmijët argjentinas mund të shikojnë në shkollë ndeshjet e Botërorit Afrika e Jugut 2010.

I cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Maradona së bashku me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona dhe ministrin e Arsimit, Alberto Sileoni kanë marrë pjesë në prezantimin e një reportazhi mbi këtë eveniment, që do të prezantohet në të gjitha shkollat vendase. 50 vjecari i cili e braktisi shkollën në moshën 15 vjecare për futbollin profesionist, ka këshilluar fëmijët që të luajnë, por duke mos harruar mësimet.

“Është fantastike, nëse fëmijët do shikojnë ndeshjet dhe mësojnë në të njejtën kohë”, ka deklaruar Maradona. Kombëtarja argjentinase është në grupin B me Nigerinë, Greqinë dhe Korenë e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA