Antarktidë, zbulohet lumi i gjatë i akullt

27/04/2010 13:30

Një lumë më ujë të ftohtë, që arrin deri në 0.2 gradë, ndodhet në zonën e Antarktidës, nën ujërat e akullt. Derdhja e tij është në veri me një shpejtësi prej 20 centimetrash në sekondë. Zbulimi i fundit është bërë nga një grup shkencëtarësh japonezë dhe australianë.

Sipas studimit, të publikuar në ‘Nature Geoscience’ prurjet e këtij lumi janë 12 milionë metër kub në sekondë. Një masë e tillë uji mund të sjellë një impakt të madh për klimën.

Ujërat antarktike lëvizin në kahun orar dhe përshkojnë disa dete…sipas Steve Rintointoul, nga ‘Antarctic Climate and Ecosystems Cooperative Research Center në Hobart’, bëhet fjalë për masën ujore më të ftohtë dhe më të thellë të zbuluar ndonjëherë.

Lumi i akullt është pjesë e sistemit të flukseve të ujit që shkon nëpër Oqeane….uji i ftohtë duke u spostuar ngrohet dhe tenton që të ngjitet drejt sipërfaqes. Ndërsa ngjitet sipër tërheq me vete një sasi substancash ushqyese duke favorizuar produktivitetin biologjik. Kërkuesit kanë përdorur aparatura shumë të sofistikuara dhe kanë monitoruar ujërat për dy vjet më radhë në një thellësi prej një kilometri e gjysme, duke parë në vecanti nivelin e kripës dhe temperaturës, që janë indikatorë të densitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA